Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia shtang Tiranën, Erzeni e Teuta ndahen në paqe në derbi


Vllaznia ka shtangur Tiranën në shtëpi duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Marku me 11-metërsh në minutën e 51’ të ndeshjes.

Pas suksesit  të sotëm shkodranët e shohin veten tre pikë lark kreut që mbahet ende nga bardheblutë.

Në derbin mes Erzenit e Teutës çdo gjë u nda në paqe me dy ekipet që morën nga një pikë,me durrsakët që janë në pozita tejet të vështira në vendet e fundit të renditjes.

Takimi i së hënës mes Bylisit e Partizani ul siparin e javës së 21-të të Superligës. Bylisi i vendit të parafundit nuk ka ndërmend të tolerojë asgjë e do bëjë çmos që t’i mbajë në shtëpi tre pikët.

Po kështu ‘të kuqtë’ mbajnë vendin e tretë në renditje e duan të  mbajnë kontaktin me Tiranën e  Vllazninë kështu që do zbresin në fushë tejet të motivuar, sado që janë dobësuar disi pas largimit të disa lojtarëve gjatë merkatos së janarit.