Vendosni fjalën kyçe....

Turqia arreston kontraktorët e ndërtimit gjashtë ditë pas tërmeteve shkatërrimtare, urdhërarreste për mbi 130 persona


Ndërsa numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme të  së hënës së shkuar ka shkuar në mbi 33 mijë mijë në Turqi e Siri, autoritetet kanë lëshuar urdhërarreste ose kanë arrestuar mbi 130 persona që dyshohet se janë përfshirë në ndërtimin e dobët të pallateve e godinave që u rrënuan duke zënë poshtë vetes viktimat.

Më shumë se 80,000 njerëz u raportuan të plagosur nga tërmetet dhe numri i të vdekurve në ngjarjet kataklizmike rrezikon të rritet.

Në Turqi, kodet e ndërtimit që plotësojnë standardet e tanishme të inxhinierisë së tërmeteve janë zbatuar rrallë, gjë që ka çuar në rrëzimin e mijëra ndërtesave, thanë zyrtarët, shkruan NY Post.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë u zotua të ndëshkojë ata që janë përgjegjës pasi prokurorët mblodhën materiale ndërtimi për t’u përdorur si provë kundër 131 personave të dyshuar për shkatërrimin e mijëra ndërtesave nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë.

Dy kontraktorë që dyshohet se janë përgjegjës për shkatërrimin e disa ndërtesave në Adiyaman u arrestuan në Aeroportin e Stambollit të dielën para se të arrinin një fluturim për në Gjeorgji, sipas agjencisë private të lajmeve DHA dhe raporteve lokale.

Një kontraktor i një ndërtese luksoze 12-katëshe në qytetin historik të Antakias, që u shemb nga tërmetet, duke vrarë viktima të panumërta, u ndalua gjithashtu në aeroport para se të mund të largohej nga vendi.

Dy të dyshuar të tjerë në provincën Gaziantep u arrestuan me dyshimin se kishin prerë kolonat në një ndërtesë për të krijuar hapësirë ​​shtesë në një ndërtesë që ishte shembur, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

Arrestimet erdhën një ditë pasi Turqia njoftoi krijimin e zyrës së ‘Hetimit të Krimeve të Tërmeteve’ që do punojë për të mbledhur prova kundër të dyshuarve dhe për të kontrolluar lejet e ndërtimit.