Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga nëna e së resë, Ruth Abongo, shkruan BW.
Ajo u largua në janar 2023 drejt vendit të saj për t’u kuruar pasi bashkëkombasit e saj iu përgjigjën thirrjes për të mbledhur donacione duke bërë të mundur transferimi e saj, por nuk ka mundur t’ia dalë.
E reja qëndroi disa muaj në gjendje kome në spitalin e Traumës pasi u gjet në gjendje të rëndë poshtë banesës së saj në rrugën ‘Pandeli Evangjeli’ në Tiranë mëngjesin e 14 gushtit 2022. Vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në një kazino në Tiranë.
22-vjeçarja me emrin Joy u gjet në gjendje të rëndë pranë banesës së saj në rrethana të mistershme ndërsa tani ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Ajo punonte në kazinonë e dedikuar prane ‘Air Albania’ e cila cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj i njohur si Dari.
Ngjarja u mbajt e fshehtë për javë me radhë dhe nuk u raportua asokohe as nga policia e as nga mediat ndërsa njoftimi i parë i policisë ka ardhur më 9 nëntor 2022.
Prokuroria ka nisur hetimet rreth dy javë pas ngjarjes, pasi rasti i është referuar me vonesë nga policia e Tiranës, shkruan BW që citon burime të paidentifikuara. Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, në bazë të cilit është referuar vepra penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi rezulton se e reja është dhunuar.
Organi i akuzës ka marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares të quajtur Joy nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe njiheshin me të e po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të vajzës.
Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjët e 22-vjeçares. Dyshohet ditën kur ndodhi ngjarja brenda në banesën ku Joy jetonte me qira, kanë qenë edhe persona të tjerë. Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë, shenja gishtash, dhe kampionë biologjikë për të zbuluar se cilët janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vajzën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë. Gjithashtu është këqyrur telefoni i 22-vjeçares dhe bisedat e saj të fundit.
6 muaj pas ngjarjes, nuk ka ende asnjë të arrestuar apo të dyshuar për ngjarjen e rëndë,
Po kështu e ëma e së resë pohoi pasi mbërriti në Tiranë se policia i ka thënë se vajza e saj mund të ketë tentuar vetëvrasjen, gjë të cilën ajo e ka hedhur poshtë me forcë. Ajo tha gjithashtu se policia nuk i ka dhënë telefonat e së bijës, që natën e ngjarjes kanë qenë mbi krevat.
Çfarë deklaronte e ëma më 9 nëntor 2022
Nëna e vajzës: Vij nga Kenia dhe jam mamaja e Joy. Joy është fëmija im i fundit. Ajo jeton në Shqipërisë dhe këtë vit po kërkonte mundësi për punë këtu në Shqipëri. Ajo aplikoi për punë në fillim të Janarit dhe mbërriti në Shqipëri më 15 Shkurt. Puna e saj ishte në kazino dhe ajo e pëlqente. Ishte okej derisa më 13 gusht, ishte e premte duke u kthyer nga puna në 3 të mëngjesit, pasi vajti në shtëpi, unë po flisja me vajzën dhe ishte me humor. Më pyeti ç’po bëja. I thashë po ushqehem, më tha ‘të bëftë mirë’ dhe më tregoi se edhe ajo kishte porositur ushqim. ‘Sa ta marr dhe do të shkruaj sërish.’ Pasi e mori ushqimin ne filluam të flisnim dhe gjëja e fundit që më tha ishte se ushqimi që kishte porositur ishte shumë i shijshëm. Më pas mendova se do fliste. Ky ishte mesazhi i fundit. Pra në 3:25, më 13 gusht. Më pas unë vijova t’i shkruaja sërish, dërisa të hënën, më 15 gusht, kompania ku ajo punonte më mori në telefon.
Mu prezantuan fillimisht dhe më thanë se vajza ime ka pësuar një aksident afër shtëpisë, dhe më thanë që është në spital.
I pyeta çfarë tipi aksidenti. Sepse unë po flisja me atë të shtunën në mëngjes. Kam folur gjatë gjithë kohës. Dhe ata më thanë se s’mund të më tregonin çdo gjë përmes telefonit, dhe fatkeqësisht vajza s’mund të fliste. Pas disa ditësh komunikimi me kompaninë, i pyeta si është gjendja e vajzës dhe ata më thanë se është në koma. I pyeta se si mund të vija në Shqipëri, si mund të aplikoja për vizë dhe ata më sollën këtu. Mbërrita këtu më 12 shtator.
Aksidenti i vajzës kur ka ndodhur?
Nëna e vajzës: Aksidenti ka ndodhur më 13 gusht, pra kur ajo u dhunua.
Keni komunikuar me Policinë, çfarë ju thanë ata?
Nëna e vajzës: Kur erdha i mora në telefon, pas një jave me thënë të drejtën sepse mendjen e kisha tek vajza. Vetëm më thanë se po hetonin.
I pelqente vajzës puna që bënte?
Nëna e vajzës: Vajza ime e pëlqente punën, nuk kishte probleme me të. Në fillim të gushtit u transferua nga një kazino në një tjetër dhe po i pëlqente.
A kishte të dashur vajza këtu?
Nëna e vajzës: Ajo nuk kishte të dashur këtu. Një ditë më tha se e kishte ngacmuar një djalë, por e kishte refuzuar. Por si një vajzë e bukur e kanë ngacmuar. Por më thoshte se djemtë shqiptarë e pëlqenin.
Po në lidhje me telefonin e saj? Kush e ka apo nuk e gjetët??
Nëna e vajzës: Ditën e incidentit telefonat ishin mbi krevat.Kur erdha këtu më thanë se telefonat i mori policia dhe deri tani policia nuk mi tregon telefonat dhe më thonë që po investigohen telefonat e saj.
Po avokatët i keni marrë?
Nëna e vajzës: Po kam marrë, duke qenë se policia nuk po më ndihmon kam kërkuar për një avokat që të merret me rastin tim, prej dy javësh e kam një.
A keni qenë në shtëpinë e vajzës?
Nëna e vajzës: Po. Kur shkova në komisariat herën e parë ata me morën që të shihja shtëpinë ku jetonte dhe javën e kaluar kur shkova të mblidhja gjërat e saj.
Nuk vutë re ndonjë gjë të çuditshme atje?
Nëna e vajzës: Nuk pashë ndonjë gjë të çuditshme, e vetmja gjë e çuditshme pashë që krevati i vajzës, pra vajza jetonte në kat të dytë por nuk ishte i lartë, sepse policia më tha që ndoshta ka tentuar të kryej vetëvrasje ose mund te kete rënë aksidentalisht nga dritarja. Jo nuk e besoj këtë. Jo Jo. Sepse gjithçka më tregoi atë natë ishte se ishte e qetë dhe po ushqehej në krevat, dhe ushqimi ishte i shpërndarë, dikush që do të vetëvritet nuk bën rremujë. Kjo është e sigurt, une besoj se dikush e ka lënduar atë. Sepse asgjë nuk është marrë nga shpia e saj, as celularët, dera nuk ishte e thyer asgjë e tillë.