Vendosni fjalën kyçe....

Një 17-vjeçar plagos me armë zjarri në këmbë 15-vjeçarin në Laç


 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë midis dy të miturve në Laç, ku sherri me motive banale midis tyre, ka finalizuar me plagosje me armë zjarri.

Policia jep detaje se një 17 vjeçar që ishte pjesë e këtij sherri, ka plagosur një 15 vjeçar në këmbë, jashtë rrethimit të gjimnazit.

Ende nuk bëhet i ditur motivi i sherrit mes tyre ndërsa i mituri fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë..

Redaksia po punon për të marrë më shumë detaje…