Tensione në hyrje të Kuvendit, Garda nuk lejon që të hyjnë disa deputetë të PD që kanë masë përjashtuese për seancën e sotme.
DEBATI I DEPUTETËVE TË PD ME GARDËN
-Hape Derën!
-Nuk na mbani do me zor.
-Hapni rrugë!
Vokshi: Çfarë është kjo që bëni? Nuk ju vjen turp juve
Boçi: “Zbatimi ekstrem i këtij vendimi është zbatim i turpshëm.
Merrni vesh shqip, a e kuptoni shqipen.
Kjo është masë diisiplonore.
Ku e ke të shkruar që unë pengohen të futem në sallë. Ma trego ku e ke të shkruar?
Në qoftë se je oficer karriere mos ki frikë. Ti në bazë të këtij vendimi ke marrë këtë lloj organizimi. Nuk e ke ndaluese.”
Vokshi:” Distancohuni nga ky degjenerim, kjo është e turpshme. “