Studiuesit në Universitetin Bioteknologjik Rus (RosBioTech) thonë se kanë zhvilluar një lloj djathi të veçantë që mund të qetësojë njerëzit.
“Ky është një prodhim funksional”, tha për Gazeta.ru të hënën Elena Sidorova, drejtuese e Qendrës së Djathërimit të universitetit.
“Në përbërjen e këtij djathi futen rozmarina, borziloku, sherebela, trumza, rigoni dhe borziloku. Për shkak të tyre arrihet efekti qetësues”, shpjegoi ajo.
Teknologjia e përdorur nga universiteti me bazë në Moskë gjithashtu lejon që të gjitha vitaminat dhe mineralet në barishte të ruhen, tha Sidorova.
Sipas saj, prodhimi është bërë nga qumështi natyral dhe nuk përfshin lateks apo ngjyra ushqimore artificiale. Të gjithë përbërësit janë bërë në Rusi, shtoi ajo.
“Çmimi i tij nuk do ndryshon shumë nga çdo djathë tjetër,” tha Sidorova, duke shtuar se prodhimi masiv i djathit mund të nisë ‘në çdo çast’.
RosBioTech ka zhvilluar gjithashtu djathra të tjerë ‘funksionalë’, duke përfshirë një me aroni të zezë me shkëlqim për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe shafran të Indisë për të ndihmuar në mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve nga periodontiti. Ata kanë prodhuar edhe një djathë me ngjyrë të zezë që thuhet se është efektiv kundër diarresë.