Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia – Shpëtohet pas 198 orësh nën rrënoja 18-vjeçari, mbi 36 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri


Ka shkuar në mbi 36 mijë numri i viktimave nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës së shkuar në Turqi e Siri.

Turqia raporton zyrtarisht deri tani 31 mijë e 643 viktima ndërsa Siria fqinje 4581. Dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar ndërkohë shumë ekipe nga vende të ndryshme të botës kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Pavarësisht bilancit tragjik të vdekjeve, dhjetëra mijëra persona janë shpëtuar nga ndërtesa e rrënuara ndërsa mrekullitë vijojnë të ndodhin ende.

Mëngjesin e së martës, 18-vjeçari Muhammed Cetin u shpëtua në qytetin jugor Adiyaman pas 198 orësh nën rrënoja.

Ambasadori turk në OKB, Feridun Sinirlioglu i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se ka një nevojë urgjente për ndihmë në rajonin e prekur nga tërmeti javën e kaluar.