Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 4.5 mln euro autostrada Kakavijë-Janinë, 22 mln euro Limuth-Rrogozhinë


Parti demokratike ka mbajtur sot në orën 1.00 mbledhjen e saj të Kryesisë.

Në këtë mbledhje, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se cilido që mendon se Edi Rama, porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet vetëm me revolucion.

Berisha tha se Shqipëria ka degraduar në mënyrë ekstreme sepse çdo gjë e drejton mafia e drogës.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar rreth situatës aktuale, politike dhe elektorale në vend. McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.

Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.

Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion.

Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës.

Ai hodhi akuza gjithashtu edhe ndaj tenderave të rrugëve që janë duke u ndërtuar.

Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë,

Marrim vetëm këto krahasime.

Kurse rrugët anësore të autostradës Lekaj-Tepelenë shkojnë 7.1 milionë dollarë për kilometër. 320 milionë së bashku.

Gjithçka, fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë me intensiv me qytetarët. Jo nëpërmjet ekraneve. Komunikimi është i akullt. Do të përdorim ekranet, pro kontaktet direkte janë rruga absolute e revolucionit”, deklaroi Berisha.