Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Seanca e djeshme ishte Nul, u provokua nga ca gra rilindase të shqetësuara


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë në lidhje me seancën e djeshme parlamentare.

Vasili shprehet se dje seanca është provokuar nga Lindita Nikolla dhe Taulant Balla.

Vasili u shpreh se kjo seancë ishte Nul, pasi në vend që Kuvendi të merrte në diskutim praninë dhe shkeljet shumë të rënda kushtetuese dhe përjashtimit nga seanca  për Edi Ramën, i cili ka kundërshtuar publikisht komunikimin me parlamentin e Shqipërsisë, në mënyrë ordinere u provokua nga regjia Nikolla Balla dhe përmes deklaratave të ca grave deputete rilindase të shqetësuara.

Këto gra ishin gjoja te shqetësuara për nje intervistë te Sali Berishës në një Tv privat, ku nuk përmendej asnje grua, përvec Erion Veliajt, që akoma nuk rezulton të jetë një grua dhe qe pa asnje lidhje me seancat parlamentare.

Lindita Nikolla në mënyrë të çmendur kërkon të kthejë parlamentin në censurë politike të veprimtarisë politike të deputetëve duke rënduar në mënyrë skandaloze pozitën e saj.” tha Vasili.

Më tej Vasili tha se pretendohet pushtimi i foltores se kuvendit, kur kjo foltore as nuk funksiononte fare sepse mikrofoni ishte i djegur e pa zë.