Vendosni fjalën kyçe....

Foto – Këlliçi dhe Alimehmeti takime spontane me banorët e Tiranës


Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë parë duke zhvilluar takime spontane me banorët e Tiranës.

Duket se zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidati i opozitës Belind Këlliçi i ka nisur intensivisht.

Ata janë parë në Tiranë të rrethuar nga një grumbull njerëzish duke i takuar në zonën e Selvies në Rrugën e Dibrës.  

Si duket Këlliçi kërkon t’i japë fushatës së tij zgjedhore një fytyrë më spontane që përveç takimeve në zyra e ambiente takon qytetarë edhe në rrugë.

Një pjesë e qytetarëve kanë parë të habitur pasi nuk e mendonin që rrugës do të ftoheshin për takime me kandidatin Këlliçi dhe tashmë krahun e tij të djathtë Alimehmeti.