Në Turqi dy tërmete brenda pak orësh shkaktuan dëme të mëdha si dhe mijëra humbje jete.
Banesa dhe pallate të tëra u shkatërruan. Tërmeti nuk kurseu as ndërtime të viteve të fundit.
Por këto ditë në mediat turke, një deklaratë e një ndërtuesi në Malatya është bërë virale, ndërtesat e të cilin nuk u rrëzuan nga lëkundjet.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ndërtuesi dëgjohet të thotë se në kohën kur i ndërtoi banesat i vendosën një gjobë prej 300 miliardë lirash vetëm se nuk dukeshin të bukura.
“Tani më telefonojnë dhe më thonë ‘Do të japim medalje’. Hakmarrje. Atëherë më gjobitën 300 miliardë. Vetëm se nuk janë të bukura… Tani, ato të bukurat janë shembur”-thotë ndërtuesi.
Turqia po heton 134 kontraktorë për ndërtime të dobëta dhe të paligjshme pas tërmetit.
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag është zotuar të ndëshkojë këdo përgjegjës për shembjen e mijëra ndërtesave.
Malatya’da, binaları çökmeyen müteahhit tepkili:
Şimdi beni arıyorlar ‘Size madalya vereceğiz’ diyorlar. O.ç. 300 milyar ceza yazdı bana o zaman. Süsü püsü yok diye… Şimdi süslü püslüler hep döküldü. pic.twitter.com/Clsmy95zeU
— Con Sinov (@lordsinov) February 13, 2023