Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Ka vetëm një PD që do regjistrohet në zgjedhje, gjykata do vendosë më 3 mars


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi foli ditën e sotme për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje si dhe për shpërndarjen e fondeve për partitë.

Celibashi tha se ka vetëm një PD dhe në momentin që do paraqitet kërkesa do e vlerësojnë dokumentacionin bashkëshoqërues.

Sipas Celibashit më 3 dhjetor gjykata do vendosë për konfliktin e organit udhëheqës brenda PD-së.

Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet. Në dijeninë time ka vetëm një PD. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesë për t’u regjistruar. Besoj në datë 3 gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili do të jetë organi udhëheqës i PD-së.

Nuk lidhet thjesht me procesin e regjistrimit, sikurse është pjesëmarrja në zgjedhje e një partie. Flasim për partinë kryesore të opozitës. Duhet të jetë e qartë se kush do jetë nga pikëpamja formale”-deklaroi Celibashi.

Më tej ai bëri me dije se PD do të marrë fonde për zgjedhjet e 14 majit pavarësisht se nuk mori pjesë në zgjedhjet e 2019.

“Është një vendim që do të duhet ta marr dhe s’po e bëj publik. Ligji ka përcaktuar në nenin 180 që merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në 2019. E dimë që PD s’mori pjesë por neni 180 ka përcaktuar në referim do merren sipas rastit të 2015 dhe 2017. Ka një përjashtim që për ato që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do merret në konsideratë procesi i 2019. Ne nuk kërkojmë fond se është cështje që i takon Kuvendit dhe vendos se sa para do të vendosim në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore. Ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është cështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim. Ne kemi bërë një lloj kujtese që ka fonde që vihen në dispozicion të cilat janë apo alokojmë me qëllim që të marrim masat”, tha Celibashi.