Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Etikës përjashton sërish 10 ditë Berishën nga Kuvendi


Është përjashtuar sërish për të dytën herë nga seancat plenare për këtë sesion parlamentar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin duke përjashtuar për 10 ditë Berishën dhe deputetin Flamur Noka nga seancat plenare.

Gjithashtu për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi që të përjashtohen nga 5 ditë.

Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita.