Vendosni fjalën kyçe....

Bordi rrit çmimet e naftës dhe gazit 5 lekë më shumë, benzina shtrenjtohet me 4 lekë


Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e hidrokarbureve.

Në vendimin e publikuar ditën e sotme nafta dhe gazi janë rritur me nga 5 lekë, ndërkohë që çmimi i benzinës është rritur me 4 lekë.

Çmimi i naftës ka shkuar nga 190 lekë/litër në 195 lekë/litër. Ndërkohë benzina do të shitet me 189 lekë/litër nga 185 lekë/litër.  Sa i takon gazit, do tregtohet me 80 lekë/litër nga 95 lekë/litër.