Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska: Do garoj për Bashkinë e Tiranës


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka deklaruar se do garojë për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se synon të rikthehet në politikë duke pohuar se rruga e vetme për të dhënë kontribut të vërtetë është kandidimi në zgjedhjet e 14 majit.

Ajo nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur.

“Me keqardhje të gjithë ne konstatojmë që PD-ja është futur në një lloj problematike të brendshme që mbasë është kthyer në një qark vicioz dhe kjo luftë e brendshme i ka marrë shumë energji. Është një situatë e vakët. Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut. Unë jam e gatshme të jap kontributin tim për Tiranën. E njoh shumë mirë Tiranën dhe problematikat e saj.” – pohoi ajo.