Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një makinë tip ‘BMW’ me të cilën udhëtonin dy persona është përplasur me një makinë policie.
Për pasojë janë lënduar dy efektivë policie si dhe dy personat që udhëtonin me mjetin tjetër.
Aksidenti ka ndodhur te ura e ‘Vasil Shantos’ rreth orës 5 të mëngjesit ndërsa nga testi i alkoolit sipas njoftimit ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve të mjeteve nuk kishte konsumuar alkool.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”