Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Pse s’ndalon Garda hajdutin Arben Ahmetaj po opozitën, Edi Rama të dijë se çështja ‘McGonigal’ s’do ndalojë


Deputeti demokrat Belind Këlliçi i bëri thirrje Gardës që të lejojë deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në seancë në zbatimtë rregullores së parlamentit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se çështja ‘McGonigal’ s’do ndalojë pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

“Nuk ka parlament në botë që ndalon deputetët të flasin. Ta dijë Edi Rama se çështja McGonigal nuk do ndalojë. Ku i keni parë këto sjellje, çfarë vendi demokratik është ky.E patë sjelljen e Gardës. Po kërkojmë të hyjmë në seancë plenare në zbatim të Kushtetutës e rregullores së parlamentit. Nga kush e mbron Garda parlamentin, nga unë Belind Këlliçi. Pse nuk ndalon Garda hajdutin Arben Ahmetaj, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Çfarë kemi bërë që jemi përjashtuar. Ne duhet  të futemi brenda. Sipas regullores duhet të futem brenda.” – tha Këlliçi.