Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama organizoi planin për të asgjësuar opozitën e demokracinë, korruptoi zyrtarin e FBI-së


Kreu i Partisë së Lirisë Meta deklaroi para qytetarëve të mbledhur para parlamentit se kryeministri Rama e shmang parlamentin prej dy muajsh pasi kërkon t’i shmanget llogaridhënies.

Ai tha se kreu i qeverisë ka organizuar planin për të asgjësuar opozitën, demokracinë e pluralizmin në Shqipëri duke korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

“Për të gjitha këto arsye jemi këtu. Këto i ka frikë ai që ka braktisur ka dy muaj parlamentin. Asgjësimi i demokracisë dhe pluralizmit, është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia, e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët, ndaj ju përshëndes të gjithëve që në një orë të vështirë keni lënë punët tuaja, angazhimet tuaja, për të treguar vendosmërinë tuaj, për të mbrojtur vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë mbrojtur këtë vend. Përmendi traun doktori, ata e kanë qejf traun. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që dëgjojnë, mos prisni që t’ua vënë truan te dera e shtëpisë.” – tha Meta.