Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Sot u dhanë mesazhet e fuqishme ku kërkohet largimi i Ramës


Opozita mbylli protestën para parlamentit menjëherë pasi Kuvendi vendosi për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen McGonigal më 2 mars.

Në mbyllje të protestës, kreu i PD-së dha një deklaratë nga selia blu, duke thënë se regjimi i Ramës çdo ditë e më shumë e ka humbur legjitimitetin.

Ai tha se beteja e PD-së është për çdo shqiptar, dhe kërkoi që çështja McGonigal dhe lidhja me Edi Ramën duhet të hetohet që qytetarët të dinë të vërtetën.

Sot u dhanë mesazhet më të fuqishme ku kërkohet largimi i Ramës, çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin ne zgjedhjeve, vjedhjen e qytetarëve, në dhunën ndaj tyre. Ky është regjim monist i cili ka shndërruar Parlamentin, në një bunker të fjalës së ndaluar. Përdor Parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, klientelën e tij, për ministra që ti japë statusin investitor strategjik, për të fshehur vrasje, mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet.

Kjo e jona nuk është betejë për PD, por për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët të mësojnë se nga erdhën dollarët që iu dhanë McGonigal, çfarë dokumentesh dërgoi Rama për të marrë peng Bashën. Cilët janë dëshmitarët që shkuan nga Evropa për të dëshmuar për McGonigal që tu fuste thikën opozitës.

Ne kërkojmë të hetohen, sepse qytetarët duan ti dinë këto të vërteta, s’mund ti lëmë në terr.

PD ka hetuar dhe do publikohet nga Komisioni, ekspertët e kanë sjellë.”-tha Berisha.