Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka përjashtuar nga seanca e kësaj të enjteje deputetin e PD-së, Edmond Spaho, pasi ai në mënyrë të vazhdueshme i binte bilbilit duke prishur qetësinë në sallën e Parlamentit.
Përveç përjashtimit nga seanca, Felaj ka ndëshkuar Edmond Spahon dhe me gjobë me vlerë sa dita e punës.
Më herët Felaj mori masë ndaj Spahos duke i hequr të drejtën e fjalës dhe e ka paralajmëruar se këtë masë do e marrë sa herë që ai të shkelë rregullin.