Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në kryeësinë e Kuvendit.
Ajo shoqërohej nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit.
Kim e Syed po takohen me kryetarët e nënkryetarët e Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.
Takimi i diplomates amerikane vjen pas dy seancave të fundit të tensionuara në Kuvend ku janë përjashtuar disa deputetë të PD-së, pas kërkesës së bërë nga socialistët.