Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdigjet me benzinë një 50-vjeçar në Durrës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një person i djegur është gjetur në ambientet e një pallati të pabanuar në zonën e plazhit.

Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit, ndërsa paraprakisht dyshohet se është vetëdjegur me benzinë.

Ende nuk dihet identiteti i  viktimës dhe po punohet për identifikimin e tij. Paraprakisht dyshohet të jetë endacak, rreth të 50-ve.