Vendosni fjalën kyçe....

Meta porosi kryesisë: Të zgjedhim kandidatë të përkushtuar për këshillat bashkiakë


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi në mbledhjen me anëtarët e kryesisë, se 14 maji do të jetë dita e një fitoreje spektakolare, ndërsa shtoi se duhet bërë një përzgjedhje e kujdesshme e kandidatëve për këshillat bashkiakë, në mënyrë që bashkitë t’i kthehen qytetarëve.

Ai shtoi se sirenave të dëshpërimit të mazhorancës do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë.

Dita e parë e kthimit të qyteteve e bashkive në duart e qytetarëve. Rikthimi i llogaridhënies është prioriteti ynë.

1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për Këshilltarë që do ë garojnë për zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë do të jemi të përgjegjshëm të zgjedhim njerëz të devotshëm që do të kthejnë në vepra konkrete kauzat e PL dhe do mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani.

I kemi parë se si i nxjerrin me gaz nga shtëpitë që të ndërtohen kulla, apo se si fondet vidhen e përvetësohen. 14 maji një frymëmarrje e re.

Ditët në vijim jam i bindur që intensiteti i bisedave me qytetarët do na çojë në një rezultat spektakolar në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë.

Ata që kanë zgjedhur si të vetmen rrugë intimidimin, janë në panikun e humbjes që i pret”, tha ai.