Është arrestuar në Shqipëri shtetasi i tretë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës.
22-vjeçari akuzohet nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.
Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap në fshatin Cakran, dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi Xhovalin Aliaj, 22 vjeç, banues në Fier”-njofton policia.