Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me doza kanabisi në makinë, arrestohet 22-vjeçarja në Vlorë


Një 22 vjeçare nga Vlora u arrestua nga policia pasi iu gjetën në automjetin që drejtonte një sasi kanabisi e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Policia gjatë kontrollit në banesën e saj gjeti dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.

“Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen”-njofton policia.