Vendosni fjalën kyçe....

Ka ende shpresë në Turqi, nxirren gjallë pas 296 orësh nën rrënoja tre persona


Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi ku tre persona, mes të cilëve njëri fëmijë, janë nxjerrë nga rrënojat në ditën e 12-të të tërmetit, pas 296 orësh nën rrënoja.

Ata u nxorrën nga rrënojat e një godine në provincën Hatay, një nga më të goditura nga tërmetet shkatërrimtare 7.7 e 7.6 ballë të 6 shkurtit.

Tërmetet prekën një zonë të gjerë në 11 provinca në Turqi, ku jetojnë më shumë se 13 milionë njerëz. Deri më tani në Turqi, mbi 39,000 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë plagosur.

Ata u ndjenë edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Sirinë, ku mbi 5 mijë persona janëraportuar të vdekur ndërsa mbi 14,749 janë plagosur.