Në bazë të hartës së re gjyqësore, prej 1 maj-it të 2023 gjykata e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë, e cila vet kjo e fundit është një godinë më e vogël se ajo e gjykatës së Kurbinit dhe pritet t’i shtohen rreth 1600 çështje duke krijuar kaos dhe vonesa në dhënien e vendimeve.
Elton Laska, Kreu i dhomës së avokatisë Lezhë tregon disa nga problematikat që do të hasen me bashkimin 2 gjykatave në një të vetëm në Lezhë.
Zhvendosja e gjykatës sipas Laskës do t’i penalizojë ndjeshëm banoret e Kurbinit gjithashtu ai shton se me zhvendosjen e gjykatës kriminaliteti në zonë do të rritet.
Duke parë fluksin e lartë të çështjeve gjyqësore, thekson faktin se 2 gjykatat mund të funksionojnë me dy dhoma të ndara në atë penale dhe civile.