Manchester United ka vazhduar me formën e mirë në Premier Ligë.
Kësaj radhe ata kanë fituar me rezultat të pastër kundër Leicester City, duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat të thellë 3-0.
Marcus Rashford mori një top nga Bruno Fernandes dhe zhbllokoi sfidën për 1-0 në minutën e 25-të.
Në minutën e 56-të Rashford shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Në minutën e 62-të United do ta shënonte golin e tretë.
Jadon Sancho mori një pasim të mirë Bruno Fernandes duke shënuar një gol të bukur.