Vendosni fjalën kyçe....

Blinken i shqetësuar: Kina mund të furnizojë Rusinë me armë të teknologjisë së lartë në Ukrainë


Sekretari i Shtetit Antony Blinken e ka bërë të qartë se SHBA-ja është e bindur se Kina po kërkonte të mbikëqyrte SHBA-në nëpërmjet balonës që u rrëzua së fundmi në brigjet e Karolinës së Jugut në fillim të këtij muaji.

“Nuk mund të them në mënyrë përfundimtare se cili ishte qëllimi fillestar, por kjo nuk ka rëndësi sepse ajo që pamë kur ishte mbi Shtetet e Bashkuara ishte qartësisht një përpjekje për të vëzhguar baza të rëndësishme ushtarake,” tha Blinken në ‘This Week’ të ABC.

“Balona kaloi mbi shumë prej tyre. Ne morëm masa për të marrë informacion për balonën. Dhe unë mendoj se do të dimë më shumë kur të  marrim mbetjet e saj.”

Pas rrëzimit të balonës së dyshuar të spiunazhit kinez, ushtria amerikane rrëzoi tre objekte të mëvonshme që ishin shumë më të vogla dhe tani besohet se nuk kanë qenë të lidhura me programin e mbikëqyrjes së ndonjë vendi, tha Presidenti Joe Biden javën e kaluar.

Zyrtari i lartë amerikan shprehur gjithashtu shqetësimin se Kina po mendon të furnizojë Rusinë me armë të teknologjisë së lartë në luftën në Ukrainë.

Sipas tij kanë nisur të shihen zhvillime ‘shqetësuese’ së fundmi në mbështetjen e Kinës për ushtrinë ruse dhe ka shenja se Pekini dëshiron të ofrojë armatime të teknologjisë së lartë fshehurazi.