Metaverse po teston një shërbim abonimi i cili do i lejojë përdoruesit e Instagram dhe Facebook të paguajnë për t’u verifikuar, njoftoi Mark Zuckerberg në Instagram të dielën.
“Meta Verified” do fillojë me 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në iOS, dhe kompania do fillojë ta lëshojë atë në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë dhe ‘në më shumë vende së shpejti’.
Shërbimi vjen gjithashtu me përfitime të tjera: mbrojtje shtesë nga llogaritë imituese dhe qasje direkte në mbështetjen e klientit.
Për të shmangur llogaritë e rreme, klientët që duan të marrin ‘shenjën blu’ duhet të sigurojnë një kartë identiteti që përputhet me emrin dhe fotografinë e profilit të tyre. Përdoruesit duhet të jenë gjithashtu mbi 18 për t’u kualifikuar.
“Kjo veçori e re ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona,” shkroi Zuckerberg në një kanal transmetimi në Instagram.
Në një deklaratë, Meta sqaroi se nuk do të ketë ndryshime në llogaritë që tashmë janë verifikuar.