Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Vendimi i opozitës për të bllokur Kuvendin është marrë në dhjetor, Berisha kërkon t’i bëjë presion drejtësisë


Kreu i grupi parlamentar të PS-së Taulant Balla tha sot se do ketë masaj ndaj deputetëve që bllokojnë punimet e Kuvendit.

Sipas tij vendimi për të mos e lënë Kuvendin të punojë normalisht ka nisur që në dhjetor 2022 duke dhënë se Berisha kërkon t’i bëjë presion drejtësisë.

Balla tha gjithashtu se deputetët të marrin kohën e duhur për t’u përgatitur për mocionin me debat të kërkuar nga opozita lidhur me çështjen ‘McGonigal’.

“Do të ketë masa për bllokuesit e punimeve të Kuvendit. Deputetët të marrin kohën për t’u përgatitur me mocionin për debat. vendimi për mos të zhvilluar një Kuvend normal, ka nisur që në dhjetor. As McGonigal dhe çështjes të tjera nuk ishin në politikën e opozitës, dhe seancat u bllokuan. Seancat do bllokohen deri sa Berisha do vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që thotë; revolucioni i madh. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e PD, përsëri seanca e fundit ishte seancë ku deputetët folën, me zhurmë apo pa zhurmë. Po ashtu edhe fakti që shumica jonë parlamentare tregoi edhe një herë se edhe kur bëhet fjalë për votim të fshehtë, PS i kishte votat në mbështetje të kryetares së Kuvendit, duke hedhur poshtë propozimin për shkarkimin e saj. Raporti ynë është i qartë ku sqarohet se veprimet e kryetares së Kuvendit kanë qenë të bazuara te rregullorja.” – tha Balla.