Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje nga gazetaria partiake


Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar ndaj një shkrimit të botuar nga ‘Gazeta Telegraf’  duke e quajtur ‘rrugaçëri e një gazete politike’.

Plasari shkruan në Facebook se shkrimi në fjalë është i 16 shkurtit 2017 dhe media në fjalë jo vetëm që e ka marrë pa leje, sado që shkrimi është i shenjuar se nuk mund të merret, por edhe është botuar si aktual.

Plasari shton se shkrimi në fjalë është marrë 6 vjet pas publikimit duke i hequr vitin  dhe duke e botuar si aktual.

Ai shton se sipas medias në fjalë, reagimi i tij ka ardhur 6 vite pas ‘pilafit’ të politikanëve  dhe se sot i duhet forcës politike së cilës i shërben media në fjalë.

Në fund ai thekson se padronët e Telegrafit e votuan me zell vettingun ndërsa sot shpallen si dashnorë të djegur të Kushtetutës.

Rrugaçëri e një gazete politike: shkrimi është i 16 shkurtit 2017. E marrin pa leje, ndërsa shkrimi poshtë ka shënjesën e kopirajtit, dhe e botojnë si aktual, i heqin vitin, me një fjalë i bie që unë po reagoj 6 vjet pas “pilafit” të politikanëve! Sepse sot, kur e dalluan ç’ishte vettingu, sot iu dashka forcës politike së cilës i shërben gazeta. Me sa duket tani duhet shkruar për padronët politikë të Telegrafit, të cilët e votuan me zell vettingun, ndërsa sot shpallen si dashnorë të djegur të Kushtetutës. Pthu!”  – shkruan Plasari.