Princesha e Uellsit tërhoqi vëmendjen e mediave, pas shfaqjes në tapetin e kuq për ceremoninë e çmimeve Bafta në kinematografi dhe kjo për një arsye. Princesha Catherine e Uellsit kishte vënë një palë vathë ‘Zara’ me vlerë 28 dollarë.
Duke mbërritur në ngjarjen që është e barasvlefshmja britanike me çmimet Oscar në Hollivud, me bashkëshortin e saj Princin William, mbretëresha bëri që të pranishmit të kthenin kokën, teksa ajo u shfaq me një fustan të cilin e kishte veshur më parë në çmimet e vitit 2019, shkruan CNN.
Fustani i saj i gjatë deri në dysheme ishte ndryshuar që nga hera e fundit që u ajo pa e veshur me të. Hollësitë me lule të shpatullave të shikuara në 2019-ën u zëvendësuan me një veshje elegante me pëlhurë të bardhë.
Ajo e kompletoi veshjen me doreza të zeza dhe një palë vathë ‘Zara’, të cilët aktualisht shiten për 27,90 dollarë dhe përshkruhen nga marka si me bukuri në formë lulesh.