Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Mosbindja civile element thelbësor i revolucionit paqësor, takime intensive me qytetarët


Fillesat e një revolucioni i ka cilësuar kreu i PD-së Berisha protestat e opozitës.

Gjatë një takimi me drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, ai tha se mosbindja civile është elementi thelbësor i revolucionit paqësor që ka nisur.

Berisha u kërkoi atyre që të organizojnë takime të shpeshta e të hapura me qytetarët si dhe mbledhje me kryesitë e degëve.

“Këto janë protesta e parë në historinë e Shqipërisë në cilët drejtuesit politikë duhet të kenë parasysh. Këto janë fillesat e një revolucioni. Edi Rama organizoi 753 protesta me regjistër, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve dhe jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar një moment që fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e njerëzve që bëhen për të mbushur sheshet sa më parë. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor.

Ne kemi një përqindje të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën dhe kemi një përqindje tjetër që na përgjigjet dhe del në protestë. Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë tek ne.  Duhet t’i japim mesazh të qartë anëtarësisë sonë, sakrificat i kemi përpara. Këtu skandalet kanë qenë ligjësi të përjavshme, ndaj dhe duhet të ndërmarrë një debat intensiv me anëtarësinë tonë dhe mbështetësit tonë. Është e domosdoshme sot kryetar grupesh të organizojmë mbledhjet me kryesitë e degëve, seksione, takime intensive të hapura me qytetarët.” – tha Berisha.