Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 11 qese kanabis, vihet në pranga 18-vjeçari në Korçë


 

Një 18-vjeçar ka rënë në pranga ttë policisë së Korçës, pasi u kap në flagrancë me një sasi droge, që sipas policisë do shpërndahej në qytet.

Të riut iu gjetën 11 doza kanibis të ndara në qese të vogla me qëllim shitjen e tyre.

 Gjatë kontrollit në automjetin tip “Mercedes-Benz” iu gjet gjithashtu një peshore e vogël elektronike që i shërbente për të matur dozat dhe për t’i ndarë në qese, një grirëse me mbetje të dyshuar kanabisi në të, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

18-vjeçari, N. M., 18 vjeç është banues në Korçë dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme