Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të aktores së njohur shqiptare Mimika Luca, ka prekur sot zemrat e gjithë artdashësve shqiptarë, të cilët e njohin Mimikën në rolet e saj të shumta në skenë dhe kinematografi.
Po ashtu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe kryeministri i Edi Rama, ku mesazhi i tij, vjen në formë ngushëllimi edhe për djalin e të dy aktorëve dhe sipërmarrësin Gjergj Lucën.
“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama.
Kujtojmë se aktorja shumëdimensionale, Mimika Luca është ndarë nga jetë në moshën 85 vjeçare.
Ajo i kushtoi 30 vite të arta kinematografisë dhe teatrit, duke spikatur me rolet e saj aq të dashura për publikun shqiptar.
Më poshtë do të gjeni vetëm disa nga filmat ku Mimika Luca ka luajtur ndër vite.
Në vitin 1963 – “Detyrë e posacme” (rol episodik)
Në vitin 1972 – “Kryengritje në pallat”
Në vitin 1978 – “Yje mbi drin”
Në vitin 1979 – “Ceta e vogël”
Në vitin 1979 – “Në shtëpinë tonë” ku luan rolin e nënës së Mirit
Në vitin 1981- “Shoku ynë Tili”
Në vitin 1983 – “Zambakët e bardhë” (TV); interpreton drejtoreshën te filmi “Nxënësit e klasës sime” (1984)
Në vitin 1984 – “Taulanti kërkon një motër”
Në vitin 1986- “Të shoh në sy”
Në vitin 1986 – “Rrethimi i vogel”
Në vitin 1987 – “Përrallë nga e kaluara”
Në vitin 1987 – “Botë e padukshme”
Në vitin 1988 – “Treni niset në shtatë pa pesë”
Në vitin 1996 – “Viktimat e Tivarit” e deri te filmi i fundit “Gruaja pa krahë” në vitin 2002./ CNA.al