“Ndoshta ishte thjesht një rastësi ‘e çmendur’ që kompania e barnave Moderna njoftoi një plan për t’u dhënë vaksina falas për Covid amerikanëve të pasiguruar, pikërisht pasi Komiteti i Senatit u kërkoi atyre të dëshmonin – megjithatë ishte ‘një hap në drejtimin e duhur.” – tha Senatori Bernie Sanders.
“Rastësi e mahnitshme, që ndodhi pikërisht në të njëjtën ditë kur njoftuam se po i ftonim ata të dëshmonin.” – tha Sanders, kryetar i Komitetit të Shëndetit, Arsimit, Punës në “Face the Nation” të CBS.
Komiteti javën e kaluar i kërkoi shefit të Modernas, Stéphane Bancel, të paraqitej në një panel muajin e ardhshëm duke shqyrtuar planet e propozuara për të rritur çmimin e listës së vaksinës Covid në 110 deri në 130 dollarë për dozë, shkruan Politico.
Moderna të mërkurën tha se njerëzit në SHBA do jenë në gjendje të përdorin vaksinat ‘pavarësisht nga aftësia për të paguar’.
Moderna nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Sanders ka vënë në dukje se vaksina është zhvilluar duke përdorur paratë e taksapaguesve.