Makina e pedagogut dhe pronarit të televizionit lokal në Shkodër, Gasper Kokaj është djegur gjatë orëve të natës.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se djegia ka qenë e qëllimshme. Në to dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Pronari i TV Rozafa, Gasper Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.
Makina ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku ka median e tij.