Vendosni fjalën kyçe....

3 MASHTRIME NË 30 MINUTA – Si po manipulon Berisha me skenarin e gjobëvënies


 

Në deklaratën e tij të sotme në Grupin Parlamentar, kreu i PD, Sali Berisha vazhdoi sërish me akuzat përsa i përket çështjes McGonigal.

Bazuar në fjalën e tij, Hashtag.al, ka konstatuar të paktën 3 raste, ku Berisha, ka manipuluar, deformuar, shpikur, ngjarje dhe rrethana që nuk egzistojnë.

Më poshtë po i rendisim të detajuara, të treja momentet kur Berisha ka spekuluar dhe mashtruar në mënyrë arbitrare.

Berisha deklaron 1:

Pas gjithçkaje qëndronte dora McGonigal, i cili, ishte paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë, në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka, sipas një skenari supermafioz.”

Analizë informacioni: kjo deklaratë eshtë spekulim, mashtrim, sepse nuk ka asnjë te dhënë që Dorian Duçka apo Edi Rama të kenë ndonjë lidhje me shumën prej 225 mijë USD që Neza i ka dorëzuar McGonigal.

Dosja e prokurorëve amerikanë thotë se ky ishte një borxh mes tyre, marrëdhënie mes dy miqve.

Berisha deklaron 2:

 “ Për aq sa McGonigal për llogari të Edi Ramës, të miqëve të ngushtë të Edi Ramës, arrinte të sillte dhe prokurorë nga Ministria e Drejtësisë së SHBA-ve, i sillte në Vjenë, por ndërkohë Rama urdhëronte Etilda Gjonin, Ministren e Drejtësisë, që ishte pjesë e këtij ansambli në Vjenë, prandaj Rama ka frikë nga hetimi.

Analizë informacioni: Nuk ka asnjë të dhënë qe sugjeron se ish-ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni ka qenë pjesë e ndonjë takimi të tillë në Vienë. Berisha nuk prezanton asnjë provë për këtë pretendim ndërsa dosja e prokurorëve amerikanë nuk e përmend fare këtë fakt. Deklarata është spekulim, mashtrim.

Berisha deklaron 3:

 “Në shkrimin e një prej artikujve të një ish oficerëve të CIA-s, shkruhet se gjobat shkojnë në mbi 30 milionë. Natyrisht nuk mund të thuhet se McGonigal i mori të gjitha këto vet, por i ndau dhe me të tjerët. Sa mori Duçka dhe Rama, sa mori Neza, sa mori Olsi, këto nuk i di kush.”

Analizë informacioni: Autori i shkrimit qe përmend Berisha nuk është oficer i CIA-s, por ish-punonjës i NSA-së i shkarkuar nga detyra për ngacmim seksual.

Ai quhet John Schindler dhe ka bërë dy shkrime në Washington Examiner. Në shkrimin e parë ai pretendoi për gjoba të vëna ndaj industrialistëve Shefqet Kastrati dhe Samir Mane, por në shkrimin e dytë Schindler deklaroi se informacionet qe ai jepte ishin të paverifikuara dhe se ai informohej me burime nga Shqipëria, që me gjasë janë burime të lidhura me vet Berishën.

Ky është mashtrimi i tretë arbitrar i Berishës në këtë konferencë për shtyp./Hashtag.al