Kreu i PD-së tha sot se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që në krye të Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet dikush që nuk ka gjykuar kurrë një çështje, duke iu referuar zgjedhjes se Holta Zaçajt pak ditë më parë.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të opozitës para parlamentit, ai paralajmëroi kryeministrin Rama e kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla lidhur me vendimin e gjykatës më 3 mars për simbolet e vulën e PD-së.
“Meqë lajmëroi sot vendimin e gjykatës për PD-në po i them. Ti edhe Edi Rama do mbani përgjegjësi për çdo akt armiqësor ndaj PD-së. Kudo që fshihesh, do të të kapim në çdo vrimë që do futesh. Për 3 minuta jemi brenda në parlament. Po vendosëm të jemi në sallë, asgjë s’na pengon. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një vendi që në krye të Gjykatës Kushtetuese të emërohet një person që nuk ka gjykuar asnjëherë e nuk ka qenë asnjëherë në një sallë gjyqi për të dhënë vendim.” – tha Berisha.