Policia e Vlorës, FNSH dhe forcat Shqiponja zhvilluan një operacion që prej mbrëmjes së djeshme i cili ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në bazë të këtij aksioni, është goditur grupi i rrezikshëm i Inez Hajrullës, por pa sukses për ta kapur këtë të fundit.
Ndërkohë policia ka mundur të arrestojë Denis Karafili dhe janë shpallur në kërkim Inez Hajrulla OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj.
Në përfundim të operacionit nga blutë, është bërë i mundur arrestimi i Denis Karafilit si dhe shpalljen në kërkim të 4 miqve të tij të tjerë, Inez Hajrullës, OIsi Koçelit, Erand Hoxhjas dhe Klaus Islamajt. Operacioni i policisë solli edhe sekuestrimin e fishekëve, targave të vjedhura dhe veshje të radios si të policisë çka ka ngritur dyshimet se grupi i Hajrrullës mund të ishte duke u përgatitur për një ngjarje kriminale. Emri i Inez Hajrullës është bërë edhe më i njohur kur në vitin 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze. Edhe Olsi Koçeli është emër i njohur për policinë, 33-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri pa leje sëbashku me një person tjetër në qershor të 2022-it. Sidoqoftë, i riu nuk është një person i panjohur për policinë pasi edhe në vitin 2017 është vënë pas hekurave për ngjarjen e ndodhur më datë 15.04.2016, ku në lagjen “Ujë i Ftohte” ka plagosur me armë zjarri shtetasen S.H., 26 vjeçe, banuese ne Vlorë, për motive të dobëta. Gjithashtu Koçeli ka qenë në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.
Dinamika e operacionit të policisë, si i shpëtoi Inez Hajrulla kontrolleve:
Mbrëmjen e djeshme forca të shumta policie, FNSH dhe ‘Shqiponja’ kanë bërë kontrolle të shumta të cilat nisën që prej orës 18:00 të mërkurën deri mëngjesin e sotëm. Për 30 minuta, policia bëri kontrolle në ‘terr’, ku ndërhyri në disa banesa.
Grupi i Hajrullës, u pikasën nga policia në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku ja bënë automjetit me të pestë personat brenda me shenjë që të ndalonte, por Denis Karafili, i cili ishte shoferi, nuk iu bind urdhrit të policisë. Mjeti tip ‘Toyota’ i drejtuar nga Karafili (i arrestuar), është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por arratia e tij, ndryshe nga 4 miqtë e tij të bandës, zgjati shumë pak. Policia arriti të kapë 29-vjeçarin dhe shpalli në kërkim 4 të tjerët.
Gjatë kontrollit të banesave, policia sekuestroi në banesën e Olsi Koçelit dhe në biznesin e Denis Karafilit, veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, fishekë dhe sende të tjera, që i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal ku këta persona bënin pjesë.
Po kush është Inez Hajrulla:
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë. Ai i ka shpëtuar një atentati më 10 maj të 2019-ës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Ai u ka shpëtuar më parë dhe dy atentateve të tjera në Vlorë. Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.
Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga ana e policisë në 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, është shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla (Ini), ku ky shtetas është gjetur në banesë me paterica dhe me një këmbë. Ai u pyet në lidhje me rrethanat e hetimit, ku ka shpjeguar se më datë 17 korrik 2018, ka qenë në banesën e tij dhe rreth orës 16:30 ka dalë nga banesa ku ka ardhur dhe e ka marrë Denis Karafilin (i arrestuar) me automjetin “Golf 5” ngjyra e zezë dhe ka shkuar për të bërë fizioterapi, tek një klinik private në vendin e quajtur mbas “Market Conad”.