Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon sot një takim me strukturat e partisë në Elbasan.
Në këtë takim merr pjesë dhe kandidati i PD-së, për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.
Meta tha se aktualisht Elbasani është qyteti i krismave dhe bandave. Ai vijoi se shkeljet që janë bërë me tenderat e rrugëve, do kishin ngritur aq shumë rrugë sa të mjaftonin të ngrinin një urë mbi La Manche.
“Po bënim debat me disa miq të mi gazetar, pasi unë jam i dhënë pas sporti, pasi kam qenë dhe komentator sporti, Elbasani ishte ekip i shkëlqyer. Mbaj mend dhe ekipin e famshëm që e nxori kampion Elbasanin. Sot njerëzit thonë shyqyr që u bë tuneli që t’i iknin krismat, pasi këtu mbizotërojnë bandat e krimit, që i paguajnë njerëzit. Sa shkelje janë bërë me rrugët. Do ishin bërë aq shumë rrugë, sa të kalonim me urë dhe mbi La Manche.” tha Meta.