Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk më shqetëson thirrja nga SPAK për CEZ-DIA, nuk kam qenë ministër kur u bë marrëveshja


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Të Pakspozuarit” foli për thirrjen e tij në SPAK.

Meta tha se për çështjen që u thirr nuk ka asnjë shqetësim pasi sipas tij ai nuk ka asnjë lidhje pasi nuk ka qenë ministër kur është bërë marrëveshja CEZ-DIA.

Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje.

Kjo çështja CEZ DIA nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën sepse kur është lidhur kjo marrëveshje nuk kam qenë unë ministër.

U thirra thjesht si deklarues. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cenuar një interes publik. Zero.

Drejtësia nuk duhet të bëjë gabimin që bëri një gjykatës. Të cilit i premtuan që do ta bënin kryetar të Gjykatës Kushtetuese. E përdori, e përdhosi për të shkelur dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese”-deklaroi Meta.