Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: I sugjeroj kryeministrit të mos bëjë rolin e gjykatësit


Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një intervistë në emisionin “Opinion” i sugjeroi kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gjyqtarin lidhur me akuzat për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.”-tha Ahmetaj.

Lidhur me akuzat për pagesat në hotele Ahmetaj tha se është spekulim dhe se ai nuk ka nevojë t’i paguajnë hotelin.

Unë dhe Klodian Zoto… Do të them dy gjëra, për njërën s’dua të më fyesh. I je referuar një…është e rëndësishme të ë dëgjosh. I je referuar një spekulimi të pastër. Nuk është i vërtetë. Nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime. Ishalla do Zoti që të arrini të pyesni ndonjë nga ata. Si do më thotë mua ky hotel që; ju s’keni fjetur këtu. Pse duhet të pyes unë?! Sot me këtë rezervim je në Madagaskar, dhe në fakt je me mua këtu. Me booking.Vetëm divident kur kam qenë në privat, 1 mln dollarë”-deklaroi ish-ministri i Financave.