Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në Uzinën e Gramshit, prokuroria kërkon zgjatjen e afatit ë paraburgimit për 33-vjeçaren ruse


Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit për 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva, e arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit.

Ndërkohë mbrojtja e shtetases ruse ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë me argumentin se afatet e paraburgimit kanë përfunduar dhe klientja e tyre duhet të ishte liruar.

Avokati mbrojtës ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e gjyqtarit të cështjes pasi ai pranoi të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë.

Timofeeva u ndalua bashkë me dy persona të tjerë pas në incidenti në Uzinën ushtarake rtë Gramshit ku sulmuan me lëndë djegëse dy ushtarët që bënin roje.