Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ahmetaj nuk gënjeu për incerenatorët, Rama fut bashkëpuntorët e tij në burg të shtyjë ditët


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Laknas. Gjatë fjalës së tij Meta tha se korrupsioni në vend është përshkallëzuar.

Në vijim të fjalës së tij, Meta gjithashtu komentoi deklaratën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ku tha se Ahmetaj nuk ka gënjyer për punën e inerenatorëve dhe se përgjegjësi kryesor i korrupsionit në vend është kryeministri Rama.

Meta tha se Rama fut bashkëpuntorët e tij në burg vetëm që të shtyjë ditët e veta.

“Si tha dje ish ministri Arben Ahmetaj? Tha nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë për punën e inerenatorëve. Normale. Nuk ka gënjyer këtu. Ai ka pjesën e vet, ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë që me procedura normale do të kërkonin shumë muaj. Vetëm me urdhër të Edi Ramës që të vazhdojë të vjedhë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe që të fusë bashkëpunëtorët e tij një nga një në burg. Një herë Lefterin, njëherë Saimirin, vetëm e vetë që të shtyjë ditët e veta”, tha ai.