Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa pro kandidimit të Artan Fugës: Akademia e Shkencave nuk meriton të drejtohet nga një politikan si Skënder Gjinushi


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur pro kandidimit të akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave. 

Zhupa thotë se vendi meriton një Akademi Shkencash ku të kandidojnë për ta drejtuar akademik si Artan Fuga që është në faqet e historisë së akademive të shkencave ndërkombëtare.

Ajo thekson se Akademia nuk meriton të drejtohet nga një politikan si Gjinushi që është në faqet e zeza të historisë politike shqiptare dhe që e ka marr mandatin në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese.

Ky vend meriton një akademi shkencash ku të kandidojnë për ta drejtuar akademik si Artan Fuga që është në faqet e historisë së akademive të shkencave ndërkombëtare. Kushdo tjetër si ai ka te drejtë të kandidojë me kontributin që mund të ketë për shkencën e fushave të ndryshme.

Nuk meriton të drejtohet nga një politikan si Gjinushi që është në faqet e zeza të historisë politike shqiptare dhe që e ka marr mandatin në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese. Një grusht njerëzish të konsumuar e të lodhur të politikës duan të çimentojnë edhe pushtet në akademi, duke hapur mundësi për mandate të personalizuara dhe të paligjshme.

Unë nuk kam heshtur për akademinë se ne nuk meritojmë një Caruan Akademi dhe do bej betejë ligjore deri në fund. Kam zero interes direkt në akademi, por si deputete edhe si pedagoge kam interes kombëtar dhe publik që Akademia e Shkencave të drejtohet nga akademik të vërtetë, të ketë frymë shkencore dhe t’i shërbejë zhvillimit të vendit”-shkruan Zhupa.