Një video shqetësuese tregon një nxënës nga Florida duke rrahur një mësuese femër e duke e lënë pa ndjenja pasi ajo i konfiskoi pajisjen e tij të lojërave Nintendo Switch.
Ngjarja ndodhi brenda shkollës këtë javë ku 17-vjeçari i tërbuar mund të shihet duke vrapuar drejt mësueses, e cila kthehet dhe e dallon sulmuesin e saj para se ai ta shtrijë në dysheme. Nxënësi më pas e godet vazhdimisht mësuesen e pavetëdijshme brenda shkollës së mesme ‘Matanzas’ në Palm Coast.
Disa punonjës të tjerë që ishin dëshmitarë të sulmit brutal erdhën me vrap për të tërhequr djalin nga mësuesja, e cili u dërgua me urgjencë në një spital lokal.
Një video e veçantë e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Flagler tregon sulmuesin duke u vënë në pranga brenda një klase në shkollën e mesme ‘Matanzas’.
“Studenti deklaroi se ishte i mërzitur me mësuesen pasi ajo i hoqi Nintendo Switch gjatë orës së mësimit”, tha policia në një deklaratë.
Sipas një raporti arrestimi, policët e mbërritur e gjetën mësuesen të gjakosur dhe pa ndjenja.