Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi amerikan përgatitet për të hetuar vaksinat e trajtimin e pandemisë


Anëtarët e Kongresit po përgatiten të hetojnë zhvillimin e vaksinës COVID-19 dhe çështje të tjera që lidhen me to.

Nënkomiteti i Përzgjedhur për Pandeminë e Koronavirusit po planifikon të hetojë se si po studiohen efektet anësore të mundshme, procesin rregullator të autorizimit dhe miratimit të vaksinave dhe pse vaksinat ishin të mandatuara, thanë anëtarët për The Epoch Times.

Një synim i komitetit është të sigurohet që Shtetet e Bashkuara të jenë të përgatitura për pandemitë e ardhshme, ‘dhe kjo përfshin përsosjen e zhvillimit të vaksinës sonë’, tha për The Epoch Times Kongresmenia republikane Mariannette Miller-Meeks (R-Iowa) përmes emailit.

“Për ta bërë këtë, ne duhet të kemi transparencë të plotë në kërkimin e vaksinave, provat klinike dhe reaksionet negative, dhe prodhimin.”

“Unë pres që seancat tona të mbikëqyrjes të hedhin dritë mbi procesin e miratimit të FDA-së, potencialin për efekte anësore dhe shkallën e suksesit dhe sigurinë e vaksinës, secila prej të cilave do të na ndihmojë të ecim si duhet në emergjencat e ardhshme globale të shëndetit”, shtoi ajo.

Kongresmeni republikan McCormick, një tjetër anëtar, tha se paneli ‘do kryejë një rishikim gjithëpërfshirës se si u zhvilluan, miratuan dhe mandatuan vaksinat’.

Mçormick, me profesion mjek, është i shqetësuar se si janë mbledhur të dhënat për efektet anësore të mundshme. Ai gjithashtu dëshiron të shikojë se si fëmijët deri në 6 muajsh janë nxitur të marrin një injeksion parësor dhe të paktën një dozë përforcuese, ‘duke pasur parasysh mungesën e provave shkencore për përfitim, shoqëruar me shqetësimet e vërteta për dëmtimin e mundshëm’.

Fëmijët kanë rrezikun më të vogël nga COVID-19. Të dhënat tregojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje kalimtare kundër infeksionit simptomatik. Fëmijët dhe të tjerët që janë shëruar nga COVID-19 gëzojnë mbrojtjen kundër sëmundjes, veçanërisht kundër sëmundjeve të rënda, dhe disa kërkime kanë zbuluar se pas shërimit, njerëzit kanë një rrezik më të lartë të efekteve anësore të vaksinës.

“Njerëzit meritojnë të dinë për sigurinë dhe efikasitetin afatgjatë të vaksinës. Shumë nga gjërat që na u thanë, si ‘ato parandalojnë transmetimin’ dhe të tjera si këto, nuk ishin të vërteta. Kështu që njerëzit do të kenë shqetësime dhe këto shqetësime duhet të adresohen,” tha për The Epoch Times, Kongresmenia republikane Nicole Malliotakis, një tjetër anëtare i nënkomitetit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Epoch Times