Vendosni fjalën kyçe....

Përmbysja e autobusit shqiptar në Kroaci, reagon Begaj: Ngushëllime për familjarët e viktimës, po ndjek situatën e të plagosurve


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka reaguar lidhur me aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci ku humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës.

Gjithashtu presidenti është në ndjekje të situatës së të lënduarve që ndodhen në spital në Kroaci.

Reagimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë.

Presidenti Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.